Dhuna në Kuvend, Arifi:Vepra ka elemente për kualifikim “terrorizëm”

Ekspertet juridik vleresojne se kualifikimi i veprës penale “rrezikim terrorist i rendit kushtetues dhe i sigurisë”

Ekspertet juridik vleresojne se kualifikimi i veprës penale “rrezikim terrorist i rendit kushtetues dhe i sigurisë” për të arrestuarit për dhunën në Kuvend i plotëson të gjitha elementet e veprës penale “terorrizëm” për të cilën ngarkohen 36 të akuzuar.
Ekspertët e kontaktuar nga TVM- 2 konsiderojne se në ngjarjet e 27 prillit ka pasur rezikikim të qëllimshëm të rendit kushtetues, përdorim të dhunës dhe shkaktim te pasigurisë tek qytetarët.

Të tre elementet e veprës penale janë përfshirë dhe ky kualifikim nuk është I rastësishëm, por është shumë i përpikt përshkak se prej gjithë veprave penale të parapra në Kodin Penal të Maqedonisë është pikerisht kjo vepër e cila e parasheh atë që ndodhi më 27 prill në Kuvend. Terrorizmi këtu vërtetohet me atë që kishim përdorim të dhunës dhe shkaktim të pasigurisë të përgjithshme te qytetarëve. Këta dy elementa e vërtetojnë terorizmin se kjo vepër penale është vepër e rëndë penale kundër shtetit përshkak se sulmuar organi më i lartë shtetëror dhe kjo paraqet akt veçantë terrorist në vete” – deklaroi juristja, Besa Arifi.

Njohësist e çështjes penale kategorikisht mohojnë se kjo vepër është e njëjtë me ato në rastin “Monstra” dhe “Kumanova”, që interpretojnë disa individë ditëve të fundit, pasi që në veprën për dhunën në Kuvend bëhet fjalë për “rrezikim terorist të rendit kushtetues dhe të sigurisë” që nuk parasheh dënim me burgim të përjetshëm, ndërsa te dy tjerët bëhet fjalë për rrezikim të rendit publik të vendit”.

Dënimet në këto rast janë ndryshe përshkak se vepra penale në rastin e kumanovës dhe tjetër nenë të Kodit Penal dhe ajo paraqet terorizmin vetëm si cenim të rendit publik të vendit ndërsa kjo është vepër penale kundër shtetit dhe paraqitet në atë konteks. Maksimumi I dënimit për këtë vepër penale është 20 vjet burgim dhe këtu nuk parashikohet dënim me burgim të përjetshëm” – tha juristja, Besa Arifi.
Për dhunën në Kuvend Prokuroria Publike akuzon gjithsej 36 persona prej të cilave, më shumë se gjysma janë paraburgim në Shutkë.

Në mesin e te arrestuarve është edhe ish-ministri i brendshëm Mitko Çavkov, deputetet Zhaklina Peshevska, dhe Igor Drullovski.
30 ditë paraburgim i është shqiptuar edhe Oliver Radullovit,Goran Angellovit , si dhe për kryesuesit e protestave Boris Damovski dhe Bogdan Ilievski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu