Dhunoi dhe kërcënoi Arbenitën, Fero pendohet: Tani gruan time e dua 200 herë më shumë

Pas skandalit që përfshiu javë më parë reperin Fero dhe ish-bashkëshorten e tij, Arbenita Ismajli, duket se gjërat tani kanë ndryshuar.

Menjëherë pasi doli nga paraburgimi, Fero bëri të ditur se kishte hequr dorë nga muzika, e se do i përkushtohej fesë islame.

Ndërkohë së fundmi reperi ka dhënë një intervistë, ku gjatë bisedës është shprehur se është penduar për të gjitha veprimet e këqija që ka bërë.

“Nuk është turp me kërkuar falje por turp është që të përsëritësh gabimin. Ju kërkoj falje të gjithë njerëzve që iu kam bërë padrejtësi.”– tha artisti teksa ishte i ftuar në “Kojshia show”.

Teksa gjatë intervistës iu kërkoi falje të gjithë personave që iu ka bërë padrejtësi, Fero u shpreh se tani e do bashkëshorten e tij 200 herë më shumë sesa më parë.

“E kam dashur nënën tim, e kam dashur familjen time. Ndoshta nuk kam ditur se si të sillem me familjen time me nënën tim dhe njerëzit, por islami tani më ka mësuar që të jem shembullor. Tani që e kam kuptuar fenë, nëse nënën time e kam dashur një herë tani e dua 100 herë, nëse gruan time e kam dashur 2 herë tani e dua 200, nëse babin tim e kam dashur 3 herë tani e dua 300 herë. Çdo njeri që kam dashur një herë tani mu ka rritur edhe 100 herë dashuria për të”, është shprehur babai i një vajze.

Ndër të tjera artisti rrëfeu se ditën e tretë të qëndrimit në burg ai është udhëzuar nga Allahu që të bëhet predikues i fesë Islame.

Un jam udhëzuar në burg ditën e tretë. Allahu më ka udhëzuar në burg.”– tha artisti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu