“Dhuratë” për Bajram: Turqia teston Gokdogan-in e saj

Turqia testoi me sukses raketën kombëtare Gokdogan ajër-ajër me një sistem radar zbulimi.

Ismail Demir, kreu i Zyrës për Industrinë Ushtarake në Zyrën e Presidentit të Turqisë, ka ndarë lajmin për projektin e këtyre raketave prodhim vendas në llogarinë e tij në Tëitter

“Gokdogan është në gjendje të godasë një objektiv të padukshëm. Si pjesë e projektit tonë Goktug, raketa Gokdogan, një nga raketat tona kombëtare ajër-ajër, u testua me sukses…”, ka shkruar ai.

“Këtë vit ne do t’i dorëzojmë forcave të armatosura turke raketat Gokdogan dhe Bozdogan. Kjo është një dhuratë e (Kurban) Bajramit për popullin turk. Ne i përgëzojmë të gjithë ata që kontribuan në këtë përpjekje”, përfundoi Demir.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu