Në njësinë e punës në Dibër në Qendrën për shëndet publik-Ohër, në dy ditët e fundit, prej kur filloi vaksinimi kundër gripit sezonal, e kanë pranuar shtatë persona.
“Këtë vit kemi furnizuar 500 vaksina, që është për pesëdhjetë më shumë krahasuar me vitin e kaluar. Ajo për shkak të interesimit të madh që ishte vitin e kaluar sepse për shkak të afërsisë, për imunizim nga gripi sezonal, paraqiten edhe banorë nga rajoni i Rekës, komuna e Mavrovës Rostushë”, informon Mentor Mela, epidemolog, duke shtuar se përderisa nevojitet do të bëhet edhe furnizim plotësues.
Sipas Melës vaksinimi është me çmim të unifikuar prej 400 denarë dhe rekomandohet për personat me rrezik të rritur për sëmundje nga gripi dhe komplikime të mundshme të gripit.