Dibra proteston dhe apelon të mos mbyllen fakultetet e disperzuara

Dibra ka reaguar fuqishëm ndaj vendimit të Senatit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Këshillit të komunal të Dibrës, Bashkim Mashkuli në takim me gazetarët të hënën shqiptoi se Dibra është një nga nënshkrueset e aktit themelues për krijimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës, ndërsa në 2004 dhuroi më shumë se 300 mijë euro për sanimin dhe adaptimin e objektit ku filluan studimet e disperzuara në gjuhë të huaja dhe fizioterapi.

Para objektit të fakulteteve të disperzuara në Dibër, studentët protestuan dhe kërkuan nga senati në Tetovë të ndryshojë vendimin për mbylljen e studimeve të disperzuara në Dibër. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu