“Dieta braziliane”, do t’ju ndihmojë të humbisni edhe 10 kg në dy javë.
Ajo ekziston në dy versione, atë të shpejtë dhe atë normal. Më poshtë do t’ju tregojmë versionin normal, duke qenë se ajo e shpejta është shumë e varfër në element ushqyes dhe ka efekte negative në shëndetin tuaj, për këtë arsye nuk është i rekomandueshëm.
Përbërësit janë më së shumti fruta dhe perime dhe ka 4-5 vakte në ditë. Me pak durim dhe përkushtim mund të arrini qëllimin e kërkuar.
Drekë: 100 gr peshk, 100 gr sallatë me perime të freskëta.
Darka: E njëjtë si dreka
Përpara se të flini: 1 gotë lëng frutash (lëng portokalli), 1 copë e vogël bukë të thekur
E martë
Mëngjes: 1 vezë e zierë, 1 gotë lëng frutash (lëng molle)
Vakti midis: 1 fetë buke e thekur, 1 gotë lëng frutash (lëng molle)
Drekë: 100 gramë mish, 2 patate të ziera, 4 gjethe sallatë jeshile
Darkë: 200 gr peshk, 1 vezë e zier, sallatë jeshile, bizele
Përpara se të flini: 1 fetë buke të thekur, 1 gotë lëng frutash (lëng molle)
E mërkurë
Mëngjes: 1 gotë qumësht, 1 fetë buke
Vakti midis: 100 gr djathë
Drekë: 100 gr oriz, 150 gram sallatë ( e bardhë, jeshile ose e kuqe, sipas dëshirës) me 1 lugë lëng limoni
Darkë: 100 gr mish, 1 mollë, 4 fleta sallate jeshile
Përpara se të flini: 1 gotë lëng frutash(lwng molle) , 1 fetë buke e thekur
E enjte
Mëngjes: 1 gotë lëng frutash (lëng ananasi) , 60 gr ananas
Vakti midis: 1 gotë lëng frutash (lëng ananasi) , 1 fetë buke e thekur
Drekë: 100 gr mish, 1 copë djathë dhe 1 portokall
Darkë: 2 patate të ziera, 150 gram sallatë me karota me pak vaj
Përpara se të flini: 1 gotë lëng frutash (lëng ananasi), 1 fetë bukë të thekur
E premte:
Mëngjes: 1 gotë lëng frutash (lëng molle), 1 fetë buke të thekur
Vakti midis: 1 mollë, 1 portokall
Drekë: 150 gr peshk, 2 karota të ziera
Darkë: 1 pjatë supë, një copë e vogël buke
Përpara se të flini: 1 gotë lëng frutash (lëng portokalli), 1 fetë buke e thekur
E shtunë:
Mëngjes: 1 gotë lëng frutash (lëng molle), 1 fetë buke të thekur
Vakti midis: 150 gr sallatë me rrepa të ziera me pak vaj
Drekë: 1 pjatë supë, 1 copë e vogël buke
Darkë: 100 gr kërpudha të skuqura, 100 gr sallatë perimesh
Përpara se të flini: 1 gotë lëng frutash (lëng molle), 2 biskota
E diel
Mëngjes: 1 banane, rrush
Vakti midis: 1 gotë lëng frutash (lëng karotash), 1 fetë buke e thekur
Drekë: 100 gr mish, 100 gr sallatë jeshile me pak qepë dhe lëng limoni
Darkë: 1 pjatë me supë, 4 gjethe sallate jeshile
Përpara se të flini: 1 gotë lëng frutash ( lëng molle), 2 fiq të thatë
Këtë dietë ju mund ta përsërisni 2-4 javë , por jo më gjatë se aq. Pas dietës rekomandohet të konsumohen më shumë fruta dhe perime dhe gradualisht të rritet sasia e ushqimeve me proteina.
Dieta është e pasur me perime dhe fruta kështu trupi mund të marrë sasinë e duhur të vitaminave dhe mineraleve. Gjatë dietës, rekomandohet të kryhen edhe aktivitete fizike si ecje, biçikletë ose notim për të paktën 30 minuta./albeu.com/