Planeti ynë ka një larmi të jashtëzakonshme për sa i përket klimës, florës dhe faunës. Si rrjedhojë, ushqimi i njeriut është i varur nga natyra dhe njeriu nga ushqimi. Jo të gjithë njerëzit në planet kane të njëjtat nevoja ushqyese. Një gjë është e sigurt: nëse ne ushqehemi në harmoni me natyrën ajo nuk do të na tradhtojë.
Dieta inuite
E formuar në temperatura të akullta, në peizazhe të zymta, dhe dimra të pafundte, dieta tradicionale inuite nuk përmban pothuajse asnjë ushqim bimor, asnjë prodhim bujqësor apo bulmeti dhe pothuajse fare karbohidrate. Njerëzit kanë mbijetuar në sajë të gjuetisë dhe peshkimit.
Një vendase e përshkruan në këtë mënyrë ushqimin e saj:
“Mishi ynë ka qenë lopa e detit dhe foka, gjitarët e detit që jetojnë në ujëra të ftohtë dhe që kanë dhjamë shumë. Në kemi pasur drerë, dhe rena. Gjuanim rosa, pata, zogj të vegjël. Ne peshkonim salmon, dhe shume lloje të tjerë peshqish. I gatuanim, i thanim, i tymosnim ose ngrinim. Të vjetërit kanë ngrënë peshk të groposur ne dhe derisa të fermentohej.”
Ushqimet e dietës inuite
Ushqimi i uniteve përbëhet nga 40% proteina, 50-60% yndyre, pothuaj fare sheqerna. Dhjami i mbron inuitet nga “helmimi nga proteinat”. Helmimi nga proteinat ka qenë një problem serioz deri vonë, sidomos në periudhat e dimrit të vonët ku kafshët ishin të dobëta, pa dhjam dhe ata i ruheshin shumë këtij kërcënimi vdekjeprurës.
Madje, për t’u përshtatur me konsumin e lartë të proteinave, inuitet kanë mëlçi dhe veshka më të mëdha se popullatat e tjera. Ky është një mesazh i mirë edhe për ata që kërkojnë të mbajnë dieta hiperproteinike për të rënë nga pesha, të cilët duhet të kuptojnë se dieta tepër e pasur në proteina nuk është e përshtatshme me fizikun tonë.
Një mister ka përbërë fakti se si këta njerëz arrijnë të mbulohen me vitaminë C! Studimet kanë konstatuar se inuitet, të cilët janë të privuar krejtësisht nga bimët, e marrin vitaminën C nëpërmjet: lëkurës së balenës, trurit të fokave dhe mëlçisë se reneva.
Kuriozitet: Mishi i balenës “bowhead” –kafsha me gjigande ne toke, mund të mbante për një vit me ushqim gjithë komunitetin.
Inuitet dhe zakonet e tyre
Inuitet kanë rituale dhe besime të veçanta. Ata kanë një marrëdhënie me ushqimin ku respektojnë lidhjen midis jetës dhe shëndetit, trupit dhe shpirtit, njeriut dhe kafshës.
A e dini se ata e pinë gjakun e fokave? Kjo i bën ata të besojnë se ripërtërijnë gjakun e tyre.
Gjahtarët inuit bëjnë një marrëveshje spirituale me fokat: fokat i lejojnë ata t’i gjuajnë vetëm kur është çështje mbijetese e gjahtarit dhe familjes ese tij dhe nëpërmjet kësaj sakrifice, ato bëhen pjesë e trupit të inuiteve.
Një nga ritualet e tyre më të njohura është “ndarja e ushqimit” ku të rinjtë kujdesen të japin gjah edhe për më të vjetrit, si dhe familjet krijojnë lidhje që zgjasin përjetë nga momenti që kanë ndarë bashkë gjahun.
Jo të gjitha yndyrat janë njësoj
Kjo përbërje ushqimore nuk ka asnjë ngjashmëri me dietën që ne mbështesim dhe këshillojmë. E si mundet që një dietë e pasur me mish foke, rene, ariu dhe balene, të gjitha tejet të pasura në yndyrë dhe kolesterol, të jetë parandaluese për sëmundjet e zemrës, një sërë tumoresh dhe diabetin?
Nëse yndyrat dhe kolesteroli akuzohen për dekada të tëra që shkaktojnë sëmundje të zemrës çfarë i mbron inuitet? Çfarë mund të mësojmë ne nga dieta e inuiteve?
Këtu vijmë në një çështje të nënvlerësuar por shumë të rëndësishme: JO Të GJITHE LLOJET E YNDYRNAVE JANË NJËSOJ.
Yndyrat esenciale omega 3 dhe omega 6, të cilat trupi ynë nuk i prodhon dot janë thelbësore për shëndetin tonë.
Por nuk mjafton vetëm kaq. Raporti i tyre ideal është 1:1, dhe inuitet janë i vetmi popull që respektojnë këtë raport. Kështu ka qenë në njeriun paleolit, kështu është edhe te eskimezet.
Njerëzit e qytetërimeve moderne sot zbatojnë një raport 1:20. Dhe adhuruesit e “fast-food”-eve mund të kapin edhe një rekord 1:50!!! Dhe aty mund të fillojnë një sërë problemesh shëndetësore, të cilat në moshë të rritur do të bëjnë shfaqjen e tyre një nga një si hipertensioni, diabeti, artriti, depresioni, infertiliteti etj.
Dieta e pasur në “Omega 3” na ndihmon në uljen e rrezikut nga:
Sëmundjet kardiake
Kanceri
Artriti
Dhjami i barkut
Depresioni
Ishemia
Aritmia
Bëjnë mirë për një lëkurë të bukur, thonj dhe flokë të fortë
Konkluzioni
Njeriu duhet të kërkoj ushqimin e tij në harmoni me natyrën dhe vendin përreth tij, të respektojë traditat, tokën, ujin dhe veten. Prodhimi dhe përpunimi duhet të bëhen për të mbuluar nevojat jetësore, dhe konsumi duhet të jetë me masë.
Asnjë ushqim nuk mund të jetë i dëmshëm nëse nuk teprohet me të, përkundrazi, te ushqimi mund të gjendet çelësi i parandalimit të sëmundjeve dhe i zgjatjes së jetës.