Akoma nuk e dime se kush do i fitoi zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara, por rruga që do të çonte Donald Trump dhe Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë kalon përmes Michigan, Wisconsin dhe Pensilvanisë. Këto tre shtete i dhanë presidentit Trump fitoren katër vjet më parë. Gjatë ditës së sotme, në të tre shtetet Donald Trump kishte një avantazh të madh, por në Wisconsin dhe Michigan, Biden hapi garën dhe tani kryeson.
Për t’u bërë president, Biden duhet të fitojë në Michigan dhe Wisconsin dhe gjithashtu të sjellë në shtëpi Nevadën. Me këtë kombinim, Biden do të arrinte 270 votat e nevojshme elektorale të nevojshme për t’u bërë president. Ajo që vlen, në fakt, është mbi të gjitha vota me postë, që ka një trend demokratik.
Në Pensilvani, Presidenti Trump ka një diferencë prej rreth 590,000 vota dhe ka deklaruar fitoren herët. Ai deri më tani ka fituar 2.97 milionë vota, Biden 2.387 milionë. Sidoqoftë, jemi ende te 76% e numërimit, dhe Guvernatori Tom Wolf tha se kishte mbi një milion vota me postë për të numëruar.
Në Michigan,numërimi ka arritur në 90% dhe Biden ka kaluar Trump: 2.515 milionë vota kundrejt 2.506 milionë. Më shume se 5 milionë vota ndahen për 10 000 vota. Por mungojnë shumë vota me postë që duhen numëruar.
Në Wisconsin, Biden papritmas e ktheu situatën. Tani, kur numërimi ka arritur 97%, ai kryeson me 21,000 vota, 0.7%: 1.63 milionë kundrejt 1.60 milionë të Trump.
Prandaj, këto tre shtete ende mund të ndryshojnë rrjedhën. Por kur do t’i kemi rezultatet përfundimtare? Wisconsin pritet që të japë shifrat përfundimtare në pasditen amerikane, ndërsa Pensilvania dhe Michigan janë ende të pasigurt.
Si shpallet fitues Trump?
“Corriere” shkruan se Trump do të kishte nevojë vetëm për 54 vota elektorale për të fituar, të cilat ai mund t’i marrë në kombinime të ndryshme:
– Georgia, Wisconsin, Michigan dhe Carolina e Veriut;
– Pensilvania dhe çdo 3 nga këto 4 shtete: Georgia, Wisconsin, Michigan dhe Carolina e Veriut.
Me çfarë kombinimesh do të fitonte Biden?
Biden mund të shkojë në Shtëpinë e Bardhë duke fituar, përveç Nevadës (ku ai është përpara 25,000 vota me 79% të numëruara), Georgia, e cila do të ndryshonte shumë dinamikën elektorale: dhe qëllimi duket i vështirë, por jo i pamundur me një shtet midis Wisconsin, Michigan ose Pensilvanisë.