Dimitrievski për koalicionin VLEN: Po përpiqen të kopjojnë BDI-në

Kryetari i Lëvizje ZNAM dhe njëherit edhe kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski sonte në një intervistë për TV Sitel tha se koalicino VLEN po përpiqet që të kopjojë BDI-në duke flirtuar tek elektorati shqiptar.

“VLEN-i po shënon pikë të vogla politike dhe përpiqet të kopjojë BDI-në për të flirtuar tek elektorati shqiptar. Por këto janë politika të gabuara. Koha e ndarjeve në vija etnike duhet të përfundojë. Duhet të fokusohemi te ekonomia, të ngremë një sistem qeverisjeje, të njohim rendin sipas ligjit dhe ta respektojmë të gjithë. Qytetarët na paguajnë për t’u siguruar kushte më të mira për jetë”, deklaroi Dimitrievski.

Dimitrievski më tej shtoi se krijimi i akademive tjerë në vend, përveç Akademisë Maqedonase për Shkencë dhe Artë është e papranueshme dhe e palejueshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu