Zëvendësministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani po qëndrojnë në Berlin, ku sonte do të kenë takim me ministren e Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.
Qeveria konfirmoi se takimi është inicuar nga ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas dhe ministri gjerman i Shtetit për Evropën Michael Roth.
Qëllimi i takimit është zgjidhja e mosmarrëveshjeve mes Sofjes dhe Shkupit, për të mundësuar fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë Veriore me BE-në.