Maqedonia mbetet në qëndrimin e saj për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian, kështu deklaroi Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov sot para Komitetit për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian.
Para të pranishmëve ai prezantoi një pjesë të reformave të cilat i realizoi Qeveria gjatë periudhës së kaluar. Ai e përmendi nënshkrimin e marrëveshjes me Bullgarinë si dhe përmirësimin e relacioneve me Greqinë.
Ministri kërkoi nga BE-ja angazhim më të madh për Ballkanin Perëndimor, për shkak se ajo mundet edhe më shumë të kontribuojë në këtë aspekt./InfoShqip.com