Dimovski ka një ‘porosi’ për shumicën parlamentare

VMRO-ja opozitare ka ndryshuar qëndrimin lidhur me përkrahjen e reformave të parapara për planin qeveritar 3-6-9.

Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Ilija Dimovski ka vërtetuar se pas ndodhive të fundit të cilat rezultuan me marrjen e imunitetit të gjashtë deputetëve të VMRO-DPMNE-së gjërat kanë ndryshuar dhe prej tani nuk ka më garanca se partia e tij do të përkrahë reformat e nevojshme për integrimin e vendit në NATO dhe BE.

“LSDM-ja dëshmoi se nuk ka nevojë për opozitë në Kuvend. Prej tani, gjithçka është e mundur. Qëndrimi ynë është shumë i ndryshuar për shkak të revanshizmit politik”, tha Dimovski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu