Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, sot ka pasur takim me partnerët e koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, me të cilët ka biseduar për rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme dhe gjendjen aktuale në Maqedoni. Pas takimit Ilija Dimovski, tha se partnerët e këtij koalicioni janë shprehur kundër platformës së shqiptarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nga ky koalicion i OBRM-PDUKM-së janë të gjitha bashkësit etnike në Maqedoni, ka pasur mosmarrëveshje të dukshme në lidhje me platformën e dialogut binacional”, tha Dimovski.
Dimovski foli edhe për kërkesat e BDI-së, dhe tha se qëndrimet e OBRM-PDUKM-së janë përmendur në intervistën e Gruevskit./Telegrafi/