Në Komisionin për politikë të jashtme të Dhomës përfaqësuese amerikane të mërkurën ku ka folur Hojt Ji për Maqedoninë pjesëmarrës ka qenë edhe Xho Diogardit, i cili shërbeu katër vite si kongresmen nga njësia zgjedhore nga Nju-Jorku idhe ishte përfaqësues i organizatave lobuese shqiptare në Uashington, transmeton “Zhurnal”.
Në fjalimin e tij Diogradi foli për regjimin e Millosheviqit, e akuzoi Maqedoninë për racizëm ndaj shqiptarëve duke cituar vërejte nga Ervan Fuere dhe kërkoi federalizmin e Maqedonisë, kërkoi mbështetje për ndërrimin e partisë së Hashim Thaçit nga pushteti në Kosovë dhe e akuzoi ish ambasadorin amerikan në Kosovë për ndërtim tejet të shtrenjtë të autostradës mes Shqipërisë dhe Kosovës, para se të lutet ta përfundojë fjlaimin.