Disa fakte që janë me të vërtetë shumë të çuditshme

Zemra e karkalecit është e vendosur në kokën e tij.

Njerëzit iu thonë “Shëndet” kur teshtini, pasi në atë moment zemra juaj ndalet për një milisekondë.

Njerëzit e përdorin shpesh shprehjen popullore “e futi kokën si struci në rërë”. E megjithatë nga një studim mbi 200.000 strucër gjatë një periudhe kohore 80 vjeçare, askush nuk raportoi një rast të vetëm kur një struc të kishte futur kokën nën rërë.

Minjtë dhe kuajt janë nga të paktët gjitarë që s’ mund të vjellin.

Nëse teshtini shumë fort, rrezikoni të thyeni ndonjë brinjë. Nëse provoni të frenoni një teshtimë, rrezikoni të çani ndonjë enë gjaku në kokë ose qafë dhe të vdisni. Dhe nëse i mbani sytë hapur me forcë kur teshtini, ka rrezik që njëri nga sytë t’u dalë jashtë.

Minjtë shumohen aq shpejt sa që në 18 muaj, një çift minjsh mund të lerë mbi një milionë pasardhës.

Çakmaku është shpikur para shkrepëses.

Një krokodil nuk mund të lëvizë gjuhën e tij, dhe as mund të përtypet. Lëngjet që ndihmojnë tretjen e ushqimit në stomak janë aq të forta, sa që mund të tretin edhe një gozhdë çeliku.

Kartëmonedhat nuk prodhohen nga letra. Ato përbëhen kryesisht nga një përzierje e veçantë e pambukut dhe lirit. Në vitin 1932, për shkak të një mungese në para në Tenino pranë Uashingtonit në SHBA, kartmonedhat u prodhuan nga letra për një periudhë të shkurtër kohore.

Çmimet ”Grammy Awards” u krijuan për të kundërshtuar kërcënimin e muzikës rok. Në fund të viteve 1950, një grup drejtuesisht të kompanive diskografike, u alarmuan nga suksesi shpërthyes i rok & rollit, duke e cilësuar atë një kërcënim për “cilësinë” e muzikës.

Mendohet që çaji të jetë zbuluar në vitin 2737 Para Krishtit nga një perandor kinez, kur disa gjethe të kësaj bime ranë aksidentalisht në një tenxhere me ujë të valë. Bustinat me çaj nëpër bare u servirën për herë të parë në vitin 1908 në Nju Jork nga Tomas Sallivan.

Gjatë 150 viteve të fundit, gjatësia mesatare e njerëzve në vendet e industrializuara është rritur me 10 centrimetra. Në shekullin XIX, burrat amerikane ishin më të gjatët në botë, mesatarisht 1.71 m. Sot gjatësia mesatare e meshkujve amerikanë është 1.75 m, në krahasim me 1.77 për suedezët, dhe 1.78 për holandezët. Kombi më i gjatë në botë është Vatusis në Burundi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu