Nesër mund të merren masa, këtë e tha shkurt ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i pyetur për rritjen e çmimit të bukës nga disa kompani prodhimi nga 33 denarë në 37 denarë, shkruan TV21. Bekteshi thotë se kompanitë janë njoftuar disa herë se çka i pret nëse e rrisin çmimin e bukës.
“Sa i përket bukës, unë në disa raste u kam bërë thirrje prodhuesve të bukës në shtetin tonë, posaçërisht në rajonin e Shkupit, ata 4-5 kompani që janë më të mëdha, ata e dinë shumë mirë se çka i pret nëse ka ngritje të çmimit”, tha Bekteshi.