Diskriminimi i shqiptarëve në Shkup, kreu Trajanovski: GABUAM! (VIDEO)

Kryetari i qytetit të Shkupit Koce Trajanovski ka pranuar se janë bërë lëshime gjatë miratimit të vendimit për ndarjen e linjave mes autobusëve privat dhe atyre të Ndërmarrja Qarkulluese Publike-Shkup, transmeton Fakte. Gjatë seancës së Këshillit të qytetit, Trajanovski pranoi se do të merren në shqyrtim të gjitha ankesat dhe sugjerimet e qytetarëve për të rikthyer sërish në qarkullim autobusët e NQP-së, posaçërisht në linjat 9 dhe 19.

Janë bërë lëshime, konstatuam se janë bërë lëshime. Më vjen keq që kjo u konstatua pasi transportuesit privat filluan me punë. Gjithashtu më vjen shumë keq përse këtë nuk e konstatuam gjatë dy seancave të kaluara të këshillit kur u miratua orari i vozitjes. Kemi formuar një grup që punon në NQP bashkë me transportuesit privat që në ato linja të qarkullojnë edhe autobusët e NQP-së – deklaroi Koce Trajanovski, kryetar i qytetit të Shkupit.
Gjatë debatit, këshilltarët shqiptarë dhe romë thanë se vendimi për heqjen e autobusëve të NQP-së është diskriminues. Ata madje kërkuan shpeshtimin e orarit të vozitjeve në linjat 12 dhe 47, në Saraj dhe Luboten.

Nëse nuk është problem, nëse mendoni se bllok duhet të shkoj atëherë zgjidhet problemi. Autobusi me numër 9, të gjithë privatistët le të shkojnë të vozitin në linjën me numër 5 dhe anasjelltas dhe le të bëhet ndërrimi i autobusit me numër 7 me atë 19. Problemi është se në të gjitha territoret ku jetojnë shqiptarët dominojnë autobusët privat, andaj ne kërkojmë që kjo të korrigjohet – tha këshilltari Qemal Musliu.

Unë ashtu e kuptoj dhe e perceptojë se nuk mundet transportuesit privat të jenë vetëm një pjesë të qytetit të Shkupit. As logjika e as ligi nuk ia kufizon dikujt qarkullimin e përgjithshëm, qarkullimin e lirë. Nuk mund të thuash vetëm në këtë pjesë kurse në pjesën tjetër jo. Autobusi me numër 19 tash kalon në çdo 45 minuta, gjegjësisht 1 orë e gjysmë – tha këshilltari tjetër Idriz Orana.
Propozim ndryshimet e grupit të këshilltarëve shqiptarë dhe romë i mbështetën edhe këshilltarët maqedonas. Ndërkohë drejtori i NQP-së Shkup, Igor Janushev edhe një herë përsëriti se heqja e autobusëve shtetëror në linjat 9 dhe 19 është bërë me vendim të këshillit të Qytetit të Shkupi që para 1 viti e gjysmë. Sipas tij, ndarja e linjave kishte të bëj me atë që transportuesit privat të respektojnë orarin e vozitjeve dhe mos të aktivizohen vetëm gjatë periudhës kur ka shumë udhëtarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu