Distria Krasniqi ka fituar titullin e kampiones së Evropës për herë të tretë në karrierën e saj. Medalistja e dyfishtë olimpike, fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos, që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.
Medaljen e artë, xhudistja kosovare e arriti pasi triumfoi në finale ndaj italianes, Odetta Giuffrida, pas dy hedhjeve të suksesshme.
Distria ia doli ta mposht me mjeshtri në gjysmëfinale spanjollen Ariane Toro Soler, të cilën e hodhi në tatami me Ippon fantastik, për ta siguruar kështu të paktën medaljen e argjendtë evropiane.
Paraprakisht, Krasniqi e mposhti në çerekfinale holandezen Naomi Van Krevel.
E më herët, garuesja kosovare në të tetën e finales me lehtësi e kishte eliminuar serben Milica Nikolic, ndërsa rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë në kategorinë deri në 52 kilogramë.