Dita e Arafatit: Mësoni vlerën dhe mirësinë e kësaj dite

Pyetje:”Dua të di diçka më shumë lidhur me vlerën e ditës së Arafatit dhe nëse lutjet janë të pranuara në këtë ditë!”

Përgjigje:”Thotë shejh Jusuf Kardavi:”Dita e Arafatit është dita më e mirë e vitit. Ajo është në dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes dhe është transmetuar nga Profeti a.s të ketë thënë: ”Agjërimi i ditës së Arafatit, fshin gjynahet e dy viteve.”

Prandaj, kjo është një ditë e madhe, ashtu siç është agjërimi i kësaj dite i madh dhe plot vlera. Dita e Arafatit është dita e nëntë e Dhul Hixhes. Prandaj, është mirë që myslimani ta agjërojë këtë ditë të paktën, nëse nuk mund ti agjërojë ditët e tjera para saj. Secili prej nesh ka gjynahet, shkarjet dhe shkujdesjen e tij. Agjërimi i kësaj dite është shans për tu pastruar, për ta zbardhur faqen para Zotit. Kjo vlen për jo haxhilerët, pasi vetë haxhilerët nuk e agjërojnë ditën e Arafatit, me qëllim që të kenë forca dhe energji për lutje dhe adhurim.

Thotë profesor doktor Rifat Feuzij:”Dita e Arafatit është nga ditët e Zotit të lartësuar, në të cilën Ai derdh mëshirën dhe bereqetin e tij. Ajo është një ditë kur mblidhen robërit më të sinqertë dhe më të dashur të Zotit. Qëndrimi në Arafat, është ndër ritualet më të rëndësishme të Haxhit. Transmeton Abdurrahman in Jamur Dejlij se Profeti a.s ka thënë:”Haxhi është qëndrimi në Arafat.” Që do të thotë se qëndrimi në Arafat, është ndër ritualet më të rëndësishme të Haxhit.

Në këtë ditë, Zoti qëndron pranë krijesave të Tij dhe mburret para engjëjve. Transmeton Ebu Hurejre se Profeti a.s ka thënë:”Zoti mburret para banorëve të qiellit, me haxhilerët në Arafat, duke u thënë:”I shihni robërit e Mi! Kanë ardhur të lodhur e të pluhurosur nga skajet e largëta! Jini dëshmitarë se i kam falur!”

Është detyrë e haxhilerëve që këtë ditë ta kalojnë me përkujtim të Zotit dhe lutje. Thotë profeti Muhamed a.s:”Lutja më e mirë, është lutja që bëhet ditën e Arafatit. Fjalët më të mira që kam thënë unë dhe profetët e tjerë para meje janë:”La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike lehu. Lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir.”

Lipset që haxhilerët ti shtojnë lutjet dhe përgjërimet në këtë ditë, të manifestojnë dobësinë dhe nevojën e tyre për Zotin, si dhe ta kujtonë Atë sa më shpesh.

Thotë Ibnu Abasi:”E kam parë Profetin a.s duke u lutur ditën e Arafatit, me duart mbi kraharor, ashtu siç kërkon ushqim një lypës.”

Ashtu siç lipset që haxhilerët të bëjnë sa më shumë telbije me zë të lartë, si dhe salavate për Profetin a.s, të shoqëruara me dhikër dhe lutje; herë lutet, herë bën tekbir, herë telbije, herë istigfar, herë individualisht dhe herë kolektivisht, të lutet për veten, prindërit, të afërmit, mësuesit, miqtë, të dashurit, të gjithë atë që i kanë bërë mirë si dhe për të gjithë myslimanët. Zemra e tij duhet të jetë e lidhur me Zotin dhe larg çdo angazhimi tjetër, që e largon nga ibadeti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu