Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Rama: Gruaja e paqes në botë

8 vite më parë, më 5 shtator 2016, nëna e madhe e të varfërve, fituesja e çmimit Nobel për Paqen, Nënë Tereza u shpall shenjtore.

Në këtë ditë të shënuar, Nënë Tereza përkujtohet nga krerët e lartë të shtetit dhe politikës.

Kryeministri Edi Rama, e cilëson Nënë Terezën si gruan e paqes në botë.

Krahas rreshtave ku kujton këtë ditë, kryeministri ka bashka ngjitur edhe një foto të saj, ku shkruhet një prej thënieve të Nënë Terezës:

“Gjej një minutë për tu menduar, gjej një minutë për tu lutur, gjej një minutë për të qeshur”

Në krye të kësaj shprehjeje, Rama ka shkruar:

“Mirëmëngjes dhe në këtë Ditë të Shenjtërimit të gruas së paqes në botë, shqiptares Nënë Tereza, ju uroj një ditë të bukur!”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu