“Dita ka mirësinë që falje ti”, Flutura Açka ndan mesazhin e ndjerë për mungesën e të birit: Lutem që dita të jetë e gjatë dhe jeta e shkurtër

Vite pas humbjes së djalit të saj, shkrimtarja Flutura Açka e përkujton 5 majin me dhimbje.

Në një postim në Facebook, ajo ka ndarë disa fjalë të dhimbshme dhe kujtimet me djalin, ndërsa i tregon ato pak ndryshime që kanë ndodhur në jetën e saj. Açka teksa shkruan, i përshkruan atij ditën e sotme të 5 majit, ku djali i saj humbi jetën në moshën 18 vjeçare.

“Biri, i gjashti 5 maj i ikjes! Asgjë nuk ka ndryshuar në rrugicën tonë. Në jetën tonë tonë po: mungon ti. Në byrektoren e cepit shkoj rrallë. Edhe miq takoj gjithnjë e më pak. Librat dhe fletët e kanë pushtuar shtëpinë, një pjesë e mirë politike. Ka një kohë të ditës kur dhimbja merr trajtë heshte dhe cembis kujtimet. Aty ku ti ke të vetmen ekzistencë. Sot është e diel. Nuk jam ngritur ende. Kam përtesën e njerëzve me puls të ulët, që kanë vështirësi të zgjaten të shohin ditën, të gjejnë dollapin e veshjeve, të dallojnë krehërin, të nuhasin kafenë, të sillen si humanë të gjallë. Dhe do të jetë é diel gjithë ditën, e nuk do të ma shënojë kush për çarmatosje etike, as morale, as politike sjelljen time. Do të ngrihem, dhe për fat byrektorja jonë rri hapur gjithë ditën. Do ta njeh byrekun tënd sepse e di që dita ka shijen që pëlqeje ti, ka qetësinë që ndaje ti, ka mirësinë qe falje ti. Dhe lutem të jetë e gjatë e gjatë dita dhe e shkurtër e shkurtër jeta. Imja”, shkruan Flutura Açka.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu