Ditën e djeshme kanë votuar 70% e të burgosurve

Dita e djeshme ka qenë ditë e rezervuar për votuesit pa të drejtë lirie dhe personat me aftësi të kufizuara. Gjithësej 70% e të burgosurve me të drjetë vote në burgjet e Maqedonisë kanë votuar, tha Ljupka Guguçevska nga KSHZ. Ajo gjithashtu u është përgjigjur zërave se shumë të burgosur nuk kanë arritur të votojnë.”Secili ka të drejtë ankese tek komisioni përkatës”- është shprehur Ljupka Guguçevska. Ditën e djeshme 1.882 votues të regjistruar dhe të identifikuar si të burgosur kanë pasur të drejtën të votojnë në 13 vende për vuajtje të dënimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu