Pas vizitës që i bëri i pari ministri i brendëshëm Agim Nuhiu fëmijës së parë të lindur në klinikën Nënë Tereza në Çair, atë sot e kanë vizituar edhe kryetari i qytetit të Shkupit Koce Trajanovski si dhe zv.kryeministri i ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov, informon Zhurnal.
Trajanovski nënës së fëmijës Hikmet Ramadan Nuredini dhe familjes së saj i ka uruar festën dhe i ka dhënë një librezë kursimi me 20 mijë denarë bashkë me disa dhurata të tjera./InfoShqip.com