Djali i Gilit zbulon çfarë fshihet pas tatuazhit që ka nën sy

Këngëtarja e njohur shqiptare, Gili dhe djali i saj, Redoni iu bashkuan shtëpisë së Big Brother VIP mbrëmjen e djeshme si konkurrent i vetëm.

Sot, gjatë një diskutimi me banorët, Redoni është pyetur se çfarë fshihet pas tatuazhit që ai ka nën sy.

“E kam që 7 vjet. Notorious (famëkeq) shkruan. Kam qenë në Greqi duke studiuar. Edhe doja të merresha me muzikë. Asokohe kam vuajtur shumë nga ankthi, dhe se dija nga se më vjen. Njëherë për të parë mos e kam hormonale, qëndrova 10 ditë pa bukë, veç ujë kam pi, për të parë mos më vjen nga ushqimi, por e kam patur gjenetike. E kam patur një fazë shumë rebele, gjaknxehtë, i shthurur, kam qenë shumë rebel“, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu