Djali i ish kryeministrit të Maqedonisë, shpallet fajtor për drogë në SHBA

Ludmil Klusev, djali i kryeministrit të parë të Maqedonisë, Nikolla Klusev, para gjykatësit të qarkut, Alvin Tompson në Hartford është deklaruar për fajtor për shpërndarjen ilegale të narkotikëve, si dhe për kryerjen e mashtrimeve të mbrojtjes shëndetësore, thuan në një njoftim për medie, nga ministria e drejtësisë në SHBA.

Sipas dokumenteve gjyqësore dhe deklaratave të dhëna në gjykatë, Klusev që ka pasur një ambulantë psikiatrike në Milford i ka shënuar barnat “aderal” dhe zaneks” pacientëve të cilët kanë paguar me para në dorë.

“Hetimi që ka përfshirë dëshmitar të mbrojtur dhe një polic në detyrë të fshehtë që është paraqitur si pacient, ka zbuluar se Klusev ka shënuar barnat pa kontroll të tërësishëm mjekësor të pacientëve, ka shënuar barna pa vërtetimin e gjendjes e cila kërkon tretman mjekësor me këto barna dhe ka dhënë udhëzime në këmbim të parave për pacient që kanë treguar keqpërdorimin e drogës dhe sjelljes së varësisë.

Ai, njashtu i ka urdhëruar të punësuarit që të nënshkruajnë udhëzime nga ai, kur ai ka qenë jashtë vendit. Në vitin 2014 dhe 2015, Klusev në mënyrë të paligjshme ka faturuar nga kompani private të sigurimit shëndetësor rreth 76.983 dollar për kryerjen e shërbimeve mjekësore kur ai ka qenë jashtë vendit”, thuhet në njoftim./ina


>

1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu