Djali i Mirsad Ndrecajt: Shpesh qaj për babin (VIDEO)

Shpesh e kujtoj babin dhe qaj, thotë Ilirjan Ndrecaj, djali i Mirsad Ndrecajt të rënë në Kumanovë, derisa tregon se sa i mungon babai i tij gjatë këtyre dy viteve. “E kujtoj dhe e ëndërroj shpeshherë”, thotë ai, shkruan Gazeta Lajm. Edhe përkundër dhimbjes së madhe për babain, ai tregohet i qartë dhe i fortë.

Aspak më e vogël nuk është dhimbja e motrës së tij, Iliridës, e cila nuk mund t’i përmbajë as lotët.

“Më mungon babi. E kujtoj çdo ditë çdo natë”, thot Ilirida, vajza e Mirsad Ndrecajt, deri sa nuk mund t’i ndalë lotët fare. Ekipet e Gazetës Lajm dhe LajmTv kanë marrë pjesë në Akademinë përkujtimore me për shënimin e dy vjetorit të rënies së luftëtarëve të Kumanovës.

Me këtë rast zhvilluam intervista me familjarë të pjesëtarëve të rënë dhe të arrestuar të Grupit të Kumanovës, në mesin e të cilëv edhe me Ilirida Ndrecaj, e pagëzuar me këtë emër nga babai i saj, Mirsad Ndrecaj, i cili ëndërr të veten kishte çltimin e pjesës shqiptare të Maqedonisë, Iliridës, rrëfejn ë familjarët e tij.

Poashtu zhvilluam intervistë edhe me djalin e Mirsadit, Ilirijanin, si dhe me bashkëshorten e tij e cila dy vitet pa Mirsadin i përshkruan si vitet më të vështira të jetës së vetë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu