Një adoleshent anglez ka fituar 2 milionë euro në një turne lojërash elektronike duke i treguar të ëmës se nuk ka qenë duke harxhuar kohën kot në dhomën e tij.
Jaden Ashman, nga Essex, do të ndajë 2 milionë euro me partnerin e tij holandez Dave Jong, pasi dyshja ka dalë në vend të dytë në Kupën e Botës së Fortnite.
Nëna e tij, Lisa Dallman, tha se ajo dhe djali i saj shpesh fjaloseshin sepse notat e tij në shkollë ishin të këqija, për shkak se ai rrinte duke luajtur video lojëra.
Bile, ajo tha se një herë ia kishte gjuajtur Xbox-in jashtë pas një fjalosjeje që kishte pasur me të – por tani, ajo e pranon zgjedhjen e djalit të saj për të vazhduar karrierën si një lojtar profesionist i lojërave elektronike.