Djegia e flamurit maqedonas, Kim Mehmeti: Mosmarrëveshjet etnike në këtë vend zgjidhen vetëm me ndarje postesh dhe tenderash

Nga Kim Mehmeti

Në disa video incizime të publikuara mbrëmë nga mediat shihet se si griset flamuri i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe si mbi të kalon një automobil.

Në çdo vend ka qytetarë që nuk e duan shtetin e vet dhe simbolet e tij, por Maqedoni dallon nga shtetet tjera sepse të lë përshtypjen se atë e duan vetëm partitë politike, edhe atë për aq kohë sa janë në pushtet.

Në të vërtet Maqedonia ishte dhe mbeti pezull mes dy ëndrrave diametralisht të kundërta; atë të maqedonasve që duan të jenë pronarë të vetëm të shtetit dhe, ëndrrës së shqiptare që duan të kenë ‘Shqipërinë’ e vet në Maqedoni.

Mesa këtyre dy ëndrrave mbetet e vërteta se Maqedonia është parajsë për pushtetarët e saj që gjitha mosmarrëveshjet e veta ndëretnike i zgjidhin nëpërmjet ndarjes së posteve dhe tenderëve.

Por ‘vëllazëria’ e tillë ndëretnike mes elitave politike nuk depërton fare deri te etnitë që jeton në këtë shtet dhe nuk prodhon asgjë më shumë se sa pashpresë te të rinjtë, të cilëve shteti u nevojitet vetëm sa për t’ua dhënë një pasaportë që do u mundësojë të ikin nga këto hapësira.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu