Gazeta ditore “Dnevnik” e afërt me partinë e Nikolla Gruevskit, në numrin e sotshëm shkruan për tërheqjen e mundshme të nënshkrimeve të partisë së Ahmetit, BDI, në përkrahje të LSDM-së drejt formimit të shumicës së re parlamentare. “Dnevnik” nën titullin “Ali Ahmeti të mendojë për tërheqjen e nënshkrimeve për LSDM-në“, citon burime të larta nga BDI të cilët kanë deklaruar se Zaev ka reteruar nga qëndrimet e tij kundrej Deklratës së partive shqiptare, gjatë një interviste për televizionin serb N1.
“Mendojmë t’i tërheqim nënshkrimetpër përkrahje të shumicës së re dhe të qeverisë. Zaev reteroi nga çështjet nga platforma shqiptare për të cilat jemi marrë vesh. Në kësi rasti Ahmeti duhet qartë t’ia bëjë me dije Zaevit se nëse nuk i përmbahet marrëveshjes atëherë nuk do të ketë shumicë parlamentare e as qeveri dhe Zaev nuk do të bëhet kryeministër” – citohet të ketë thënë funksionar i lartë i BDI-së.
Sipas “Dnevnik”-ut, BDI është revoltuar më shumë ndaj kreut socialdemokrat Zaev, pasi ky i fundit për televizionin serb “N1” ka deklaruar se ajo që është pranuar nga partitë shqiptarë është në kuadër të Kushtetutës dhe të Marrëveshjes së Ohrit dhe ka të bëjë kryesisht me avansimin e gjuhës shqipe, me çka do të mund të shkruhet në tabela në disa institucione dhe objekte tjera, ndërsa nuk vjen parasysh që të bisedohet për ndryshim të simboleve shtetërore dhe për ndpnjë rezolutë kundër gjenocidit shtetëror ndaj shqiptarëve./Ina-online.net