Ish partnerja e reperit Ledri Vula, Sara Hoxha po vazhdon të marrë vëmendje me postimet në rrjetin social Instagram.
Ajo për fansat ka hapur mundësin që të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’.
E njëra nga pyetjet e fansave ka qenë në lidhje me banorët brenda Big Brother.
“A po e shikon BBV 3? Për kë bën tifo?”, ka pyetur një ndjekës.
“Bigu është bërë i paevitueshëm si ta ndjekësh si mos ta ndjekësh, ti e di çka po ndodh aty brenda. Jam pak subjektive sa i përket për kë bëj tifo duke qenë se Romeo është i vetmi që kam njohur dhe jashtë dhe me aq sa kam njohur kam kuptuar që zemrën e ka në vendin e duhur”, është shprehur ajo.
Teksa ka theksuar “Do më bëhej shumë qejfi në qoftëse do fitonte”.
FOTO