Do të surprizoheni/ Njihuni me të ftuarën e parë në “Goca & Gra”

Emisioni i njohur “Goca dhe Gra” rikthehet në ekranin e Top Channel ditën e nesërme, më 5 tetor, në orën 22:00.

Ky program, i cili sjell në vëmendje temat më të diskutueshme nga një këndvështrim femëror, ka premtuar një fillim të fuqishëm për sezonin e ri.

“Goca dhe Gra” do të prezantohet nga pesë moderatore: Heidi Baci, Rudina Dembacaj, Egla Ceno, Jorida Rustemi, dhe Xhilda Luzi.

E ftuara speciale për këtë episod do të jetë moderatorja e njohur Bora Zemani. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të emisionit në Instagram, duke ngjallur entuziazëm mes ndjekësve të shumtë të programit.

Duket se përgjigjen përfundimtare nëse çifti Heidi Baci dhe Romeo Veshaj janë ndarë do ta zbulojmë ditën e nesërme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu