Pas përcjelljes së lajmit për një gomone të djegur, tashmë mësohet se trafikantët kishin ardhur nga Italia për ta ngarkuar me drogë në Vlorë. Gomonia me drogë është gjetur e djegur pranë Gjirit të Gramës në Karaburun.
Ajo ishte ndjekur gjatë natës nga policia shqiptare dhe Guardia di Finanza, pasi dyshohet se kishte ardhur nga Italia. Ndër të tjera mësohet se mjeti lundrues është pikasur gjate nates ne brigjet e Vlores, por autoret kanë mundur që të largoheshin.
Pas disa ore kerkimi, policia kufitare gjeti skafin e djegur ne gjirin e Grames ne Karaburun. Autoret ishin larguar, kurse ne mjet eshte gjetur edhe nje sasi kanabisi e djegur, raporton “Abc News”. Dyshohet se gomonia kishte ardhur nga Italia për tu ngarkuar me drogë në Vlorë, megjithate policia ende nuk ka identifikuar autorët.