Përveç “pozitave bazë negociatore”, partitë nuk i zbulojnë preferencat e tyre për resorët në kabinetin e ri qeveritar, sepse ato nuk varen vetëm nga interesi i partive, por edhe nga harmonizimi me partitë tjera, shkruan Dojçe Vele.
Ky medium i vlerëson spekulime informacionet se BDI do të ketë 8 ministra.
“Paralajmërimet e llojit ‘BDI shpreson të ketë 8 pozita, prej të cilave pesë ministra dhe tre zëvendëskryeministra’, tan për tani mbeten në sferën e spekulimeve., duke pasë parasysh se ato pozicione mund të ulen, nëse Lëvizja Besa krahas përkrahjes për shumicën me nënshkrime, vendos të marrë pjesë në qeveri”, shkruan DW.
Në shumicën e re parlamentare dominon qëndrimi se për stabilitetin e qeverisë, duke pasë parasysh reformat e shumta që duhet të bëhen, do të ishte mirë që të gjithë partnerët të marrin pjesë në qeveri.
“Aleanca për Shqiptarët sipas gjitha gjasave do të ketë një post ministror, kurse përfundimi i negociatave do të tregojë nëse Besa do të jetë pjesë e kabinetit qeveritar dhe me sa ministra”, shkruan DV.