DOKUMENT/ Komuna e Dibrës e shpall qytetar nderi opinionistin e Big Brother Albania, Arbër Hajdari

Sipas informacioneve të portalit InfoShqip.com, nesër pritet të votohet në Këshillin e Komunës Dibër shpallja e opinionistit të Big Brother Albania, Arbër Hajdari, si qytetar nderi.

Vendimi pritet të merret në mbledhjen e radhës së këshillit komunal, ndërsa nëse miratohet, Hajdarit do t’i dorëzohet një pllakë nderi për këtë titull.

Arbër Hajdari është një figurë publike e njohur për angazhimin e tij si opinionist në reality show-n Big Brother Albania dhe si drejtues i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”. Megjithatë, nuk dihet ndonjë kontribut specifik i tij për qytetin e Dibërës, gjë që ka ngjallur diskutime në opinionin publik.

Ky vendim pritet të sjellë reagime të ndryshme, pasi përzgjedhja e një qytetari nderi zakonisht bëhet mbi bazën e kontributeve të veçanta për komunitetin dhe qytetin përkatës.

Në vazhdim mund ta shikoni dokumentin e siguruar nga Portali InfoShqip për vendimin për shpalljen e Arbër Hajdarit qytetar nderi, i Komunës së Dibrës. /InfoShqip


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu