Dokumente-Fakte-Foto: Ja se si Bdi dhe satelitët e saj po shpifin ndaj Lëvizjes Besa!

Ditë më parë portalet e afërta me partinë anti-shqiptare Bdi dhe satelitët e saj, sajuan një lajm shpifës sensacional ndaj financimeve të Lëvizjes Besa. Pushteti marksist-leninist në Maqedoni i kurdisur dhe kontrolluar nga Ali Ahmeti i njohur me nofkën e korrupsionit ‘’Magjar Telekom’’, nëpër rrjetet sociale lansuan një video-material të një aksioni policor të xhandarmarisë turke duke bastisur shtëpinë e një biznesmeni turk ku kishin gjetur afro 4 million euro me çka dhe këto portale dashakeqe pa pasur asnjë argument të fortë akuzat i drejtuan kah Lëvizja Besa.

Fill pas kësaj që u lansua në rrjetet sociale, e vërteta e këtij aksioni doli në shesh duke dëshmuar edhe njëherë se rrena i ka këmbët e shkurta. Video materiali i lansuar në rrjetet sociale është publikuar më 18.12. 2013 ( data 17.12.2013,njihet si aksioni i madh policor kundër pushtetit) , me çka gjitha rrenat fundosen në ujë duke e ditur faktin se Lëvizja Besa atëkohë nuk ka ekzistuar as si parti e as si emër. Me fjalë të tjera, kësaj i thonë rrenë e kulluar me frikë dhe panik të tepruar. Vet fakti se Bdi tani më po përfundon si parti me zgjedhjet e ardhshme të 11 dhjetorit, dëshmon se këtë parti e ka kapluar një panik e madhe e cila mbijetesën e saj politike po e sheh vetëm duke shpifë dhe kërcnuar oponentët e saj politik

15226539_1179559002126231_959314085_n


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu