Dokumente të tjera tronditëse që dëshmojnë se Nexhmije Hoxha ishte fashiste (FOTO)

Studiuesi Kastriot Dervishi nuk tërhiqet nga teza e tij se Nexhmije Xhuglini (Hoxha) përpara se të martohej me Partinë Komuniste dhe drejtuesin e saj Enver Hoxha ka qenë anëtare e Partisë Fashiste.

Ai në vigjilje të 29 nëntorit, ditës së çlirimit të ish-Jugosllavisë, publikon dy dokumente të tjera, në pritje të reagimit të së vesë së diktatorit apo Artan Lames.

Ja çfarë thotë Kastriot Dervishi në rrjetet sociale:

Dy dokumente të tjera nga praktika e pranimit në Partinë Fashiste

Bashkëlidhur nga e njëjta praktikë dokumentare që lidhej me pranimin në Partinë Fashiste të zonjushës Nexhmije Xhuglini në nëntor 1941, dy dokumente: njëri që lidhet me vërtetimin e fotografisë dhe nënshkrimit përpara noterit dhe tjetri i Prefekturës së Tiranës që vërteton se zonjusha kishte “sjellje të mira politike dhe morale”. Në ditët e tjera një dokument tjetër vërtetues, pse ishin fashistë të gjithë personat që punonin në administratë në atë kohë.

dok-nexhmije-hoxha


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu