Dolën në takimin e parë, tha se po shkon në tualet, iku dhe e la një mesazh (FOTO)

Në Houston të Shteteve të Bashkuara, një burrë i paemëruar e ka postuar në rrjete sociale mesazhin që ia ka lënë gruaja me të cilën doli në takim.

E zhgënjyer nga dukja tij, ajo ka thënë se po shkon në tualet, por është larguar për të mos u kthyer më, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ajo ia ka dërguar një mesazh të çuditshëm edhe pse shumë të sinqertë.

“Më vjen keq që po e bëj këtë. Por, në të vërtetë mendova se ju dukeni sikur fotografitë që i keni në Twitter. E di se sigurisht do të më urreni për këtë dhe e meritoj, por unë dua të jem afër dikujt që duket më mirë. Ju jeni njeri i mirë dhe keni zemër të mahnitshme. Jam e sigurt se dikush do ta vlerësojë këtë”, shkruan në mesazhin që i ka arritur.

Sidoqoftë, ai duket se nuk është mllefosur dhe e ka marrë me mahi rastin. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu