Pas shumë zhurme dhe spekulimesh rreth pranisë së tij në “Big Brother VIP Kosova 3,” Atilla Kartesh vendosi të largohet nga shtëpia vetëm pas tre ditësh.
Ish-bashkëshorti i Drenusha Latifi, i cili më parë është përballur me akuza për dhunë fizike nga ajo, deklaroi se arsyeja e largimit ishte përkujdesja ndaj fëmijëve të tij.
Pas këtij vendimi, Kartesh bëri një postim në “Instastory,” ku ndau një foto me fjalët “Task Completed” (Detyra u përfundua).
Ky koment ngriti pyetje rreth domethënies së vërtetë të vendimit të tij, duke ndezur më tej diskutimet në rrjetet sociale.