Përveç shijes së mire që ka çokollata, ajo ka dhe një sërë efektesh pozitive siç është rritja e përqendrimit dhe forcimi i kujtesës.
Studiuesit panë efektet e saj tek disa persona dhe nga një hulumtim i publikuar së fundmi, u zbulua se ata persona që hanin të paktën një çokollatë në javë, kishin performancë më të mirë se ata që nuk konsumonin, në testimet e trurit që u bënë.
Kjo mund të jetë për shkak të një komponenti që quhet “flavanols” që gjendet me bollëk tek çokollata e zezë dhe më pak tek çokollata e bardhë. “Flavanols” janë antioksidantë, përbërës që zëvendësojnë qelizat e vdekura.
Studimi përfshiu rreth 1.000 njerëz në 30 vite. Shkencorët studiuan efektin e çokollatës tek memoria e përqendrimi. Megjithatë, mjekët këmbëngulin që çokollata duhet të konsumohet në bazë të një dietë të shëndetshme dhe pa e tepruar, sepse vetëm në këtë mënyrë do sjellë përmirësim të kujtesës apo aktiviteteve të tjera të trurit, pa shkaktuar dëme në organizëm.