Behxhet Pacolli, miliarderi shqiptar nga Kosova ka bërë një ofertë për të rinjtë të cilët janë ndjekës të tij në Facebook. Ai i ka ftuar të rinjtë të marrin pjesë në një konkurs ku do të përzgjidhen disa të rinjt që do të bëjnë një udhëtim 2-3 ditor në Europë me shpenzime krejtësisht të mbuluara nga Pacolli.
“Miqtë e mi, duke qenë se vetë nuk i kam patur mundësitë e mira në rininë time, unë e di çfarë do të thotë mungesa e tyre. Dhe rinia jonë e sotme, e mrekullueshme, për mua vlen shumë, dhe meriton çdo gjë. Andaj, kam menduar që me rastin e 28 nëntorit t’i përzgjedhi disa fansa, që do të udhëtojnë së bashku me mua, nëpër Evropë, për dy-tri ditë si mysafirë të mitë. Të udhëtosh është të mësosh! Unë jam duke punuar tani që të bëj përzgjedhjen e bashkudhëtarëve të mi. Do të jenë disa kritere, të cilat do t’i prezantoj më vonë. Çështja e vizave, do të zgjidhet, besoj.”