DPHM: Prej nesër shi dhe bubullima në RMV

Nën ndikimin e masave të lagështa ajrore nga jugu, prej nesër pason periudha e motit të ndryshueshëm jostabil me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e matur deri e përforcuar jugore. Lokalisht reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe do të shoqërohen me bubullima dhe erë të fuqishme prej mbi 60 kilometra në orë.

DPHM sot paralajmëroi se procese më intensive priten nga mesi i javës së ardhshme kur vende-vende do të ketë sasi më të madhe të shiut prej mbi 20 litrave në metër katror për 24 orë.

Në Shkup, prej nesër moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe me erë të matur deri të prëforcuar nga drejtimi jugor. Në disa pjesë të fushëgropës kohë pas kohe reshjet do të jenë të rrëmbyeshme të shoqëruara me bubullima dhe erë të përforcuar.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 0 deri 6 gradë, ndërsa të ditës prej 12 deri 19 gradë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu