DRAFTI/ Nëse makina juaj është prodhuar para këtij viti rrezikoni të mos e përdorni më në Shqipëri

Të gjitha makinat e prodhura para vitit 2000″>2000 do të dalin nga qarkullimi nëse nuk marrin masa për të ulur sasinë e gazrave që emetojnë duke hequr dorë ngë standardi euro3.

Në projektvendimin e përgatitur nga Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me Ministrinë e Transporteve dhe Ministrinë e Ekonomisë përcaktohen kushtet e importit të makinave dhe vendosen limiter e shkarkimit, sipas standardit euro për mjetet aktuale që janë në qarkullim.

Në nismë propozohet që brenda 1 korrikut të 2017-s, të gjitha makinat e prodhuara para vitit 2000″>2000 që qarkullojnë në vend duhet të plotësojnë standardin “euro 3”, raporton “Panorama”.

Përgjegjësinë për plotësimin e standardit “euro 3” e mban pronari i makinës, në këtë rast kostoja do të paguhet prej tij.

Projektvendimi është në përputhje me angazhimet dhe objektivat e qeverisë për uljen nivelit të ndotësve të gaztë që shkarkohen në ajër.

Projektvendimi përcakton se makinat ekzistuese në qarkullim, shkarkimet e të cilave u përkasin standardeve “euro 1” (viti i prodhimit 1993) dhe “euro 2” (viti i prodhimit 1997), duhet të marrin masat për arritjen e standardit “euro 3”, brenda datës 1 korrik 2017.

Sipas draftit, qytetarëve që disponojnë një mjet të kategorisë “euro 1” dhe “euro 2” të prodhuara deri në vitin 2000″>2000, do t’u lihet kohë deri në muajin korrik të 2017-s të përshtatin makinën e tyre sipas standardit “euro 3” që kërkohet.

Për këtë shkak, nëse një qytetar disponon një makinë, qoftë me benzinë apo me naftë, që i përket standardit “euro 1” dhe Qeveria ka në plan të nxjerrë jashtë qarkullimit makinat e prodhuara para vitit 2000″>2000, në rast se pronarët e mjeteve nuk marrin masa për arritjen e standardit “euro 3” brenda korrikut të vitit të ardhshëm. “euro 2”, duhej të marrë masa për instalimin e katalizatorëve apo filtrave që makina e tij të përshtatet me standardin “euro 3” që kërkohet.

Në rast të kundërt, drafti përcakton që makina e tyre nuk do të kalojë testin e shkarkimit të gazrave gjatë kolaudimit dhe do të ndalohet të qarkullojë.

“Ngarkohen institucionet e kontrollit teknik të mjeteve motorike të mos lejojnë përdorimin mjeteve ekzistuese në qarkullim, të cilat pas datës 1 korrik 2017 nuk kanë plotësuar kushtet e përcaktuara në vendim”, thuhet në relacion.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu