Situata me zjarret në Rodosin Jugor është jashtë kontrollit pasi dy frontet e zjarrit janë aktualisht fshatrat Gennadi dhe Vati.
Pak para orës 11:30 të mëngjesit është dërguar një mesazh për t’u evakuuar në Kiotari.
Më herët në fshatin Asklipeio pati një riaktivizim të zjarrit të madh, duke djegur tre shtëpi. Fshatarët apeluan për ndihmë. Zjarrfikësit dhe vullnetarë ndodhen në zonë duke u përpjekur të vënë nën kontroll situatën.
“Të gjitha forcat e Mbrojtjes Civile veprojnë në mënyrë të vazhdueshme në të gjitha frontet. Në Rodos ka një rigjallërim të madh në zhvillim pranë vendbanimit Asklipio” tha zoti Vathrakogiannis duke sqaruar se drejtimi i erës është jugor. Në këtë moment zjarri ka kaluar nga Asklipieio dhe po shkon në jug drejt Kiotari dhe Gennadi. Njëkohësisht po kryhen punime tokësore për shuarjen e zjarrit në përroin perëndimor nga Kiotari.