Drenusha për Alaudinin: E kam sjellë e para në ‘shehër’, ia kam mësuar kafenetë

Drenusha Latifi ka komentuar një debat që pati në spektaklin e së hënës me Alaudin Hamitin.

Asaj duket t’i ketë ngelur hatri me moderatorin, teksa ka diskutuar për këtë pjesë me Vullnet Krasniqin.

Banorja e Big Brother thotë se e ka sjellë në qytet dhe se ia ka mësuar kafenetë, e më pas e ka prezantuar në botën e televizionit.

“I thashë unë në Prime, a e dëgjova çka më tha Dini mizën pas veshit a ke diçka personale me mua, ku hyri ku doli. Unë atë e kam qit në shehër më së pari kur është ardhur prej Finlandës se ka me me shti prapë me fol. Unë e kam njohur me botën e televizionit dhe më kurrë nuk jam parë me të”, u shpreh ajo.

Ish-Missi theksoi: “Ka mbetur Dini që të më thotë mizën pas veshit. I thashë pse mua dhe Vullnetit na paragjykuat po e shfrytëzoni patriotizmin për vota pse nuk po i thoni këtij, çka ke ti, ku hyri ku doli. A ke diçka personale me mua, asgjë nuk kam as që ma ndien për atë pjesë”.

Ndër të tjerash, Latifi thotë se nuk e ka takuar tani prej shumë vitesh deri sa erdhi në Big, por që ia ka mësuar shumë gjëra.

“E para kam qenë që kur është ardhur prej Finlandës ia kam treguar kafenetë ku janë dhe më nuk jam marrë me atë pjesë, e kam çuar në Mister Albania dhe aq. E kam njohur me botën televizive, ai ka ec hallall i qoftë. Deri sivjet nuk e kam parë më live. Nuk kam ditur asgjë për fatin e tij. U mbet ai me të tregu mizën pas veshit, nuk më dhemb se kur kam dalë unë këta nuk e kanë ditur as çka është me dalë. Kafenetë ia kam mësuar së pari, edhe botën televizive. Tjerat ka vazhduar vetë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu