Ofendimi i Edit për Sarën, video e cila u transmetua gjatë ditës së djeshme edhe për banorët e “Big Brother VIP Kosova”, ka trazuar jo pak ujërat brenda shtëpisë.
Në momentin që Edi e quajti k*rvë Sarën, i pranishëm ishte dhe Driloni, i cili e ka shprehur hapur pëlqimin për Sarën, dhe anasjelltas.
E teksa situata mbetet e agravuar mes banorëve, një video është bërë virale në rrjet — sërish me protagonistë Edin dhe Drilonin.
Në një diskutim mes tyre, Driloni ka zbuluar se në dhomën e rrëfimit i është kërkuar të lidhet me Sarën për lojë.
Pas këtyre pamjeve, duket se në fakt mes Drilonit dhe Sarës nuk ka ndjenja por e gjitha është për lojë.