Dritan Shakohoxha: Kosova do bashkohet me Shqipërinë, do luftoj për të

Gazetari sportiv Dritan Shakohoxha ka deklaruar se Kosova është përkohësisht shtet dhe shumë shpejt do të jetë pjesë e Shqipërisë.

Këtë deklaratë ai e bëri në emisionin “Opinion” ku po debatohej për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit dhe Kombëtaren Kosovare të Futbollit.

Duke replikuar ashpër me analistin nga Kosova Dastid Pllaska, Shakohoxha iu drejtua këtij të fundit duke i thënë se Kosova është shtet përkohësisht se shumë shpejt do të bashkohet me Shqipërinë.

“A do të luftosh ti për të”, pyeti analisti Pllaska.

“Sigurisht që po”, iu drejtua Shakohoxha.

Sipas gazetarit të “Supersport”, bashkimi si shtet mes Shqipërisë dhe Kosovës do të ndodhë brenda 10 apo 15 vitesh./SYRI.net/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu