Droni i jashtëzakonshëm me një person në bord, pajisja kontrollohet nga distanca dhe mund të kryejë rrotullime

Një dron i jashtëzakonshëm me pilot i përshkruar si një makinë e Formula 1 në qiell mund të kryejë rrotullime – edhe kur ka një njeri në bord.

‘Big Drone’ kreu fillimisht fluturimin e parë në Kroaci me shefin ekzekutiv të Drone Champions League, Herbert Weirather, derisa një pilot nga larg e bënte atë të rrotullohej.

Droni, i projektuar me strukturë si të një makine formula 1, është rreth 4.8 metra i gjerë me 12 motorë të mëdhenj dhe helikë që e mbajnë atë lart.

Drone Champions League e filloi me dronë të vegjël, ‘por ishin shumë të vegjël për njerëzit’, sipas Weirather. Ai tha se e ‘bënë pajisjen më të madhe’.

Testimi fillestar pa dronin të fluturonte rreth Vrsarit në Kroaci dhe u përshkrua nga kompania si “pikë historike e fluturimit të parë”, drejt një turneu garash.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu