A duhet t’u tregojmë miqve kur partnerët i tradhtojnë?

Shkrimtarja dhe blogerja italiane Brunilde Gambaro, ka zgjedhur të shkruajë për një çështje tepër interesante, e cila ka të bëjë me miqtë e tradhtuar.

Sipas saj, ka disa miq që duhen ndihmuar dhe disa të tjerë që duhen lënë në fatin e tyre, si për shembull ata të cilët janë pak si të hutuar, që kur provoni t’i jepni një dorë ju fusin edhe juve në telashe

– “Pashë të fejuarën e një kolegut tim me një mashkull tjetër, me sjellje të dukshme intime, duke ngrënë darkë në një restorant, por sapo më pa mua, u shtir sikur nuk kishte ndodhur asgjë dhe pas pak minutash u larguan pa më përshëndetur.”

– “Po pastaj?”

– “Më pas e telefonova një ditë dhe i thashë: ose do t’i thua ti ose do t’ia them unë!”

Dhe unë i dhashë një përgjigje rrufe: “Sipas meje duhet të shikosh punën tënde dhe të mos përzihesh fare në këtë çështje!”.

Nuk jam e sigurt nëse është gjëja e duhur, por betohem se këtë do të bëja edhe vetë dhe kjo për dy arsye: historia mes dy të dashurve mund të përfundojë vetë, arsye për të cilën nuk besoj se është e drejtë të futesh në dinamika të një çifti me mundësi për t’u pajtuar dhe e dyta, nuk dua të rrezikoj të humbas një miqësi.

Historia e mësipërme përfundoi kështu: budallai me “brirë” e telefonoi miken time dhe e qortoi se përse nuk e kishte përshëndetur të fejuarën e tij, që ishte atje për darkë me tre miqtë e saj, dy prej të cilëve ishin jashtë duke pirë cigare. Pra shoqja ime doli si gënjeshtare dhe tradhtarja e zbuluar e fyeu me një mesazh privat në “Facebook”.

Ndaj ka disa miq që duhen ndihmuar dhe disa të tjerë që duhen lënë ashtu në fatin e vet, si për shembull ata të cilët janë paksa të hutuar, që kur tenton t’i ndihmosh të fusin në telashet e tyre.

Duke i dalluar personat jam fuqizuar në karrierën time “miqësore”, në zakonin e keq për të thënë gjithmonë atë që mendoj dhe jo për hipokrizi, por sepse koha më ka mësuar të mendohem dy herë përpara se të lëndoj ndjeshmërinë e një personi.

Kushdo që thotë atë që mendon nuk është një person harbut dhe as i patakt.

Pra, ajo që bëri shoqja ime është fundi që shkaktojnë thashethemet apo miqtë?

Duke menduar për këtë episod i them vetes se nga një mik pres të mbrohem, të mbrohem nga një lajm i keq, nga një person i keq dhe mundësisht do të doja të mbrohesha duke e përballuar problemin sikur të ishte në vendin tim.

Nga një mik ama pritet edhe e vërteta, ndaj çfarë duhet të bëjë ky person për të mos na zhgënjyer?

E vërteta është se për këtë çështje nuk ekziston një gjë e duhur që duhet apo nuk duhet bërë. Por ju, gjithsesi, duhet të gjykoni në bazë të njohjes dhe besueshmërisë që keni me mikun apo miken tuaj. E më pas të veproni.

Të qenët dëshmitar i një tradhtie na vë përpara faktit të keq se dhe ne mund të dalim pashmangshmërisht tradhtarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu