Durent, basketbollisti më i mirë në SHBA

Kevin Durent, për herë të tretë radhazi është basketbollisti më i mirë i viti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Basketbollisti i Bruklin Nets arkëtoi medaljen e tretë të artë në Lojrat Olimpike me kombëtaren e Shteteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Jam faleminderues për mundësinë dhe për çmimin e fituar,” deklaroi shkurt Durent për mediat amerkane.

Kujtojmë se Durent fitoi këtë çmim në vitin 2010, ndërsa në vitin 2016 e ndau çmimin me Karmelo Entonin. Kevin Durent ishte pjesë e gjashtë ndeshjeve të kombëtares së SHBA-s në Lojrat Olimpike në “Tokio 2020”, ku regjistroi mestaren prej 20 pikëve, 5 kërcimeve dhe 7 asisteve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu