Durmishi: Ata që dje çuan pankarta janë super-milionerë! Nëse BDI e ka mbështetjen e popullit, le të dalin në protesta në rrugë

Ministri i Ekonomisë dhe Punës nga radhët e VLEN, Besar Durmishi i cilësoi si qesharake pankartat e djeshme të deputetëve të Frontit Europian në Kuvend, përcjell TV21. Durmishi sfidoi BDI-në që të dalë në protesta në rrugë, për të parë nëse gëzojnë mbështetjen e popullit.

“Të gjithë ata që dje çuan pankarta janë super-milionerë të politikës dhe ata kanë arritur në këtë gjendje duke mos u interesuar çështja shqiptare, duke mos u interesuar çështja kombëtare, por edhe e gjithë qytetarëve të RMV-së. Në qoftë se BDI ka kundërshtime dhe kërkon apo do të bëjë protesta, le të dalë në rrugë dhe të shohë se sa e ka përkrahjen e popullit, ata nuk e kanë këtë fuqi prandaj bëjnë veprime të ulëta qesharake”, tha Durmishi./tv21.tv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu